10:42 / 22.04.2020
Shënohet viktima e 27-të e COVID-19
Një 71 vjeçar mbrëmjen e djeshme humbi betejën me Covid-19, duke e çuar në 27 numrin e viktimave të COVID-19.
Ai kishte ditë që ishte i shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë.
Viktima banonte në Durrës.
71 vjeçari kishte dy javë që po qëndronte në spital.
Ne oren 11:00 do te jete dhe perditesimi i te dhenave nga Ministria e Shendetesise mbi situaten e COVID-19 ne te gjithe Shqipërinë, shkruan OraNews























