Pasaporta mësimore një mundësi e mirë për nxënësit
Para pak ditësh në Kosovë u lansua pasaporta mësimore, e cila do të hyjë në funksion në sistemin arsimor në Kosovë.
Lansimin e kësaj platforme, e cila do të përdoret për procesin mësimor digjital, e bënë Kryeministri në detyrë Albin Kurti, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj.
Kjo platformë po shihet shumë lehtësuese për fëmijët në kohë pandemie, kështu thot Rezeta Qena Imani, zyrtare e lartë për arsim nga UNICEF.
"Nuk është hera e parë që Kosova është duke pilotuar me programe të tilla, do të thotë UNICEF ka rezultu me programe shumë të mira në fusha të ndryshme po më specifike ka qenë programi për rini të cilën ne para pesë viteve kemi filluar me disa iniciativa të reja që kanë lind në Kosovë dhe duke pas parasysh rezultatet që kemi arritë, të angazhojmë një nr të madh të adoleshentëve dhe të rinjëve është pa si një mundësi e mirë të repilohet po i njëjti program në 21 shtete tjera në mbraë botën. Kështu kjo është një prej iniciativa të para që e bënë Kosovën si një mundësi e mirë që edhe të tjerët të mësojnë nga Kosova dhe rinia e saj. Duke pas parasysh, UNICEF, zyra e Kosovës është përzgjedh njëra nga tri vendet tjera, Timori Jugor dhe Ukranina, që të fillojnë me një pilotim të kësaj pasaportes mësimore. është një platforë digjitale dhe fillimisht ka qenë të ndihmojë refugjatët, fëmijët e këyre familjeve në mënyrë që të kenë qasje më të mirë në sistemin e arsimit dhe mos të kenë shkëputje
Mirëpor me kohë është parë që kjo platformë mund të shërbej shumë edhe për gjëra të tjera dhe mund të zgjerohet, për këtë arsye edhe është përzgjedh" tha ajo në RTK.
Na kjo platformë do të përfitojnë mbi 3500 nxënës por mund të mbërrij madje deri në 7mijë, sepse ideja ë kësaj platforme është të kenë qasje të gjithë sidomos duke pas parasysh se Kosova qëndron shumë mirë me shfrytëzimin e internetit si dhe casjes në teknologji apo në pajisje të mencura.
"Kjo kohë e pandemisë ka vëh në pah shfrytëzimin e internetit, e shihni se si Ministria e Arsimit dhe të gjitha institucionet janë angazhuar shumë dhe cdo gjë është duke u organizuar online. Kështu që kjo iniciativë apo pasaportë mësimore është një mjet i shfrytëzueshëm në kohë pandemie, por jemi duke menduar se kjo pasaportë duhet të shfrytëzohet edhe më tutje" tha Qena Imani, zyrtare e arsimit nga UNICEF.























