Hetohet drejtori i TIA-s, detyroi bizneset të punojnë në shkelje të ligjit
Prokuroria nis hetimin mbi drejtorin e TIA. Shkak është bërë denoncimi për lënien hapur të bizneseve që operojnë në ambientet e aeroportit. Sipas kodit penal në situatën e emergjencës natyrore kjo përbën shkelje penale.
Burime pranë Prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se kanë nisur një procedim penal për drejtorin e TIA-s Costandin Alvensleben. Sipas emisionit investigativ “Stop” shtetasi me kombesi gjermane, zyrtar ne pozicionin e Drejtorit Eksekutiv te Tirana International Aeroport nëpërmjet presionit ka detyruar bisnezet që operojnë brenda Terminalit të qëndrojne hapur dhe të ofrojnë shërbimet e tyre, pavarësisht se me vendimin e qeverisë të datës 10 mars të 2020 janë ndaluar me vkm me fuqinë e ligjit.
Mbi Alensleben rëndojnë akuza për vepra penalet për shkeljen e Kodit Penal dhe përhapjen e pandemisë COVID-19, duke riskuar papërgjegjshmërisht jetën e mijëra njerëzve. Neni 242/1 I Kodit Penal të ndryshuar, përcakton qartë që moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore në funksion të gjendjes së epidemisë apo zbatimit të masave të jashtëzakonshme përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në 6 muaj.
Kur kjo vepër , është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, siç është rasti i Costandin Alvensleben, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet. Por sipas emisionit “Stop” rastet e shkeljes së ligjit nga ana e Costandin Alenslaben janë të përsëritura pasi nuk ka siguruar masa mbrojtëse ndaj punonjësve të TIA-s kundra përhapjes së pandemisë COVID-19.
Në deklaraten zyrtare drejtori ekzekutiv i TIA-s pohon se ka siguruar stafin me doreza dhe maska mbrojtëse por nga fotot e publikuara nga vetë TIA stafit i mungojnë dorezat dhe maskat mbrojtese.























