12:36 / 22.04.2020
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndihmon Kosovën me 1000 pako
U.d. ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, priti në takim shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi.
Në këtë takim u bë e ditur se Misioni i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ka ndihmuar Kryqin e Kuq në Kosovë me një mijë pako, të cilat u dedikohen familjeve në nevojë, në veçanti ato të cilat janë të prekura nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19.
Po ashtu, në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Me këtë rast, Sveçla, falënderoi KNKK-në për ndihmën e dhënë në këto kohë të vështira për vendin tonë.























