Shqipëria përfiton 180 milionë euro nga Komisioni Evropian
BKT
Shqipëri

Shqipëria përfiton 180 milionë euro nga Komisioni Evropian

Komisioni Europian ka propozuar 3 miliard euro ndihmë makro-financiare në ndihmë të 10 shteteve fqinje të BE-së.

Shqipëria përfiton 180 milionë euro nga kjo paketë.

Fondi prej 3 miliardë eurosh i asistencës makro-financiare do të vihet në dispozicion për 12 muaj në formën e kredive me kushte mjaft të favorshme për t’i ndihmuar këto vende të mbulojnë nevojat e tyre të menjëhershme, urgjente të financimit, shkruan Abc News.

Vendet që përfitojnë përfshi Shqipërinë janë Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Jordania, Moldavia, Ukraina dhe Tunizia.


MË SHUME NGA Shqipëri