MSH aktivizon linjën e ndihmës psikologjike
BKT
Lajme

MSH aktivizon linjën e ndihmës psikologjike

Ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar linjën e  ndihmës psikologjike, ku qytetarët që kanë nevojë për t’u këshilluar mund të kontaktojnë me psikologët.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga Mionistria e Shëndetësisë.

‘Nga sot, Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e ndihmës psikologjike, përmes së cilës të gjithë ata që kanë nevojë për të folur me psikologun mund ta bëjnë këtë në numrin: 038 200 80 890”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se kjo nismë është ndërmarrë për të qenë në shërbim të qytetarëve të cilët kanë vështirësi në periudhën e pandemisë COVID-19.

“Kjo linjë që është rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisëm, do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët kanë vështirësi në këtë periudhë të pandemisë Covid-19 për të menaxhuar mendimet, ndjenjat dhe emocionet e tyre, si dhe për ata që mund të perjetojnë stres të shtuar, ankth, panik apo edhe shenja dhe simptoma të depresionit”, thuhet në njoftimin e MSH-së.


MË SHUME NGA Lajme