Tahiri nga AAK: Nuk diskutuam për poste me LDK-në
BKT
Lajme

Tahiri nga AAK: Nuk diskutuam për poste me LDK-në

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në takimin e Ramush Haradinajt me Isa Mustafën nuk është diskutuar për poste në rast të një krijimi të qeverisë së re.

Ai tha se ishte një takim pune.

“Nuk ishte takim që trajton aspektet e një koalicioni të ardhshëm. Ne jemi në një proces të brendshëm të një diskutimi për shkak se edhe aspekti i koalicionit me LDK-në duhet të shkojë në Këshillin Drejtues të AAK-së”.

“Nuk ka qenë takim rreth ndarjes së pushtetit, por takime pune dhe u dakorduam që Kosova sa më shpejt të jetë e mundur të ketë një qeveri të re që ka mbështetje të plotë. Nuk kemi përcaktuar ndonjë datë të ardhshme. Dekretimi dhe votimi i një qeverie të re do të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo varet nga procedura kushtetuese”.


MË SHUME NGA Lajme