15:40 / 22.04.2020
Basha: Mirënjohje Komisionit Evropian për ndihmën ndaj Shqipërisë
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka falënderuar Komisionin Evropian i cili ka propozuar 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për të mbështetur dhjetë vende, mes të cilëve edhe Shqipëria që përfiton 180 milionë euro në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19.
“Falenderoj Komisioni Evropian dhe Presidenten Ursula von der Leyen për propozimin e tyre për të ndihmuar shqiptarët dhe gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor në këto kohë kaq të vështira. Mbështetja e miqve dhe partnerëve tanë në përballjen me COVID-19 është jetike për Shqipërinë”, shprehet Basha.























