Costa tregon shokun më të mirë te Juventusi, nuk është Ronaldo
BKT
Sport

Costa tregon shokun më të mirë te Juventusi, nuk është Ronaldo

Anësori i Juventusit, Douglas Costa mezi pret të rikthehet në fushë dhe thotë se Paulo Dybala është shoku i skuadrës më i mirë.

Costa po e kalon pandeminë e koronavirusit në vendin e lindjes në Brazil.

“Shpresoj të kthehem në Itali së shpejti. Nuk mund të pres që të kthehem, sepse nuk di më çfarë të bëj këtu”, tha ai në Instagram Live.

Pavarësisht se luan përkrah Cristiano Ronaldos, braziliani pranoi se ishte dikush më i mirë se ai në radhët e “Zonjës së Vjetër”.

“Shoku im më i mirë i skuadrës është Paulo Dybala”, u përgjigj Costa.