Muller: Do të luajmë, edhe nëse duhet të rrimë mbyllur në hotele
BKT
Sport

Muller: Do të luajmë, edhe nëse duhet të rrimë mbyllur në hotele

Bundesliga pritet të jetë një ndër kampionatet e parë që do të rinisë pas pezullimit për shkak të koronavirusit në Gjermani.

Sulmuesi anësor i Bayern Munchen, Thomas Muller shprehet për “BILD” se nëse është e nevojshme do të luajnë.

“Nëse është e nevojshme do të luajmë, qoftë edhe nëse do të na duhet të qëndrojmë në hotel të mbyllur”, thotë Muller.

Nëse do të vendoset për rifillimin e kampionateve, thuhet se futbollistët dhe stafet e ekipeve do t’u bëhen teste çdo javë dhe se do të qëndrojnë të izoluar në hotel, pa takuar familjarët e tyre.