Coutinho rikthehet në Premier League?
BKT
Sport

Coutinho rikthehet në Premier League?

Asi brazilian Philipe Coutinho është gjithnjë e më afër Premier Leagues.

Coutinho, i cili aktualisht vesh fanellën e Bayern Munich në formë huazimi nga Barcelona, raportohet së gjatë kësaj verë, do të rikthehet në Premier League.

Barcelona e cila mban kartonin e ish-yllit të Liverpoolit, duket së do ta shesë lojtarin gjatë tregut të kësaj verë.

Mediat britanike shkruajnë se Coutinho do të rikthehet në ishull, por jo tek Liverpool.

Chelsea më gjasë do të jetë klubi i radhës i brazilianit. Madje, siç raportojnë mediat në ishull, braziliani është i gatshëm dhe preferon rikthimin në Premier League.