17:13 / 22.04.2020
Shkaku i rrogës, e ardhmja e Dzekos vihet në dyshim
Sulmuesi boshnjak nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë apo jo eksperiencën romake shkaku i rrogës së lartë.
E ardhmja e Edin Dzekos në Romë është vënë në dyshim shkaku i rrogës së lartë të tij, shkruan e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.
Sulmuesi boshnjak është më i paguari tek “Giallorossi” dhe ai i merr 7 milionë euro në vit.
Klubi italian duket se nuk do të mund të vazhdojë t’ia paguajë rrogën shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi, transmeton GE.
Veterani i sulmit ka kontratë me Romën deri në vitin 2022. Tash, atij i duhet të zgjedh nëse do të pranojë t’i ulët paga apo ta kërkojë ndonjë klub tjetër gjatë verës.























