Real Madrid gati ofertën për Fabian Ruiz
BKT
Sport

Real Madrid gati ofertën për Fabian Ruiz

Real Madrid dëshiron që gjatë verës të transferojë mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

Ruiz është në ‘radarin’ e “Mbretërve” që disa muaj dhe thuhet se gjatë verës do arrihet marrëveshja.

Napoli për spanjollin kërkon 70 milionë euro dhe nuk do pranojë ndonjë ofertë më të ulët.

Mirëpo, Real Madrid planifikon ta shkëmbejë me Luka Jovic, i cili u transferua gjatë verës, por nuk ia doli të gjejë formën e duhur.

Pritet të shihet nëse gjiganti italian do e pranojë këtë shkëmbim.