“De Rossi do të bëhet trajner i shkëlqyer”
BKT
Sport

“De Rossi do të bëhet trajner i shkëlqyer”

Ish futbollisti i njohur italian, Marcello Lippi ka mendimin se Daniele de Rossi do të këtë karrierë të shkëlqyeshme si trajner.

Lippi e stërviti De Rossi në vitin 2006, vit në të cilën mesfushori arriti të fitojë Kupën e Botës.

71-vjeçari tha se italiani është kampion i madh, andaj do bëhet trajner i shkëlqyer.

“Do të them për të çfarë kam thënë për kampionët e mirë. Kam stërvitur, mbrapa çdo kampioni të madh, është një njeri i mirë”.

“Është person i mrekullueshëm dhe do jetë i gatshëm t’i ndihmojë të gjithë që janë afër tij, si trajner apo drejtor sportiv”.

“Nuk e di si do të përfundojë. Mendoj se do bëhet trajner i mirë, por do jetë i suksesshëm sepse ka kualitete të mira”, deklaroi ai, transmeton arbreshi.

De Rossi momentalisht luan për skuadrën argjentinase Boca Juniors.