20:46 / 22.04.2020
PSG sytë kah Marcelo Brozovic
PSG është i interesuar për mesfushorin e Inter, Marcelo Brozovic.
Real Madrid, Barcelona, Liverpool dhe Bayern Munich gjithashtu janë të interesuar, por ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.
Vlera e kroatit është plotë 60 milionë euro, por Inter ende nuk ka vendosur nëse do e shesë.
PSG thuhet se ka nisur bisedimet me Brozovic dhe gjatë verës mund të ndodh transferimi.
Kontrata momentale e Brozovic me “Neurazurët” skadon në verë të vitit 2022.























