Demi hap fondacion për ata që po vuajnë nga shëndeti mendor
BKT
Magazina

Demi hap fondacion për ata që po vuajnë nga shëndeti mendor

Demi Lovato e ka treguar edhe njëherë zemërgjerësinë e saj.

Demi Lovato e ka treguar edhe njëherë zemërgjerësinë e saj kur bëhet fjalë për të ndihmuar.

Ajo ka qenë e hapur për vuajtjet e saj me shëndetin mendor gjatë gjithë jetës së saj.

Dhe të hënën, këngëtarja, 27 vjeçe, njoftoi në Instagram se po ndihmon të nisë Fondin e Shëndetit Mendor, për të ndihmuar ata që vuajnë nga ankthi dhe çështje të shëndetit mendor mes pandemisë coronavirus, shkruan DailyMail.

Paratë e krijuara, të cilat tashmë kanë arritur në dy milionë dollarë, do të ndihmojnë katër organizata që i janë kushtuar këshillimit të krizave përmes mesazheve me tekst.

“Kështu që shumë kanë mbetur vetëm me mendimet e tyre, ankthet e tyre, abuzuesit e tyre – dhe po luftojnë me pasigurinë e këtyre kohërave”, shkroi ajo në titullin e postimit të saj në rrjetet sociale.

“Kjo është arsyeja pse unë po ndihmoj për të filluar nismën #TheMentalHealthFund për të mbështetur organizatat që janë duke përmbushur kërkesën e rritur në këshillimin e krizave për shkak të COVID-19”, shkroi më tej këngëtarja.

“Ti nuk je vetëm. Ndihma është e shpejtë, falas dhe në dispozicion 24/7”, shtoi ajo.

 


MË SHUME NGA Magazina