Meta u përgjigjet atyre që e gjykuan për ndryshimet në Kodin Penal
BKT
Shqipëri

Meta u përgjigjet atyre që e gjykuan për ndryshimet në Kodin Penal

Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit dhe presidenti Ilir Meta e ka shfrytëzuar për t’iu përgjigjur atyre që e kundërshtuan për miratimin e Kodit Penal në lidhje me situatën e pandemisë, konkretisht të dënimeve në rast të përhapjes së tij.

Duke i etiketuar si “pseudo-intelektualë” dhe “pseudo-ekspertë”, Meta shkruan se: “Sinqerisht u sugjeroj të thellohen dhe të lexojnë variantin final të miratuar nga Kuvendi pas ndryshimeve thelbësore të propozuara publikisht nga Presidenti i Republikës.

Dhe meqënëse janë kaq të brengosur për cenimin e të drejtave të njeriut, po citoj vetëm dy nene, të një vendi që e kam për zemër si kampion të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe që shpiku institucionin e Ombudsmanit (Avokatit të Popullit), si Danimarka”. 

“Pra të dashur “armiq” të librit, megjithëse leximi i librit është një mundim shumë i madh për ju, besoj se këto dy rreshta do gjeni kohë t’i lexoni.

Me përgjegjshmëri të plotë dhe me koherencën e përhershme jo vetëm e mbrojta Kushtetutën, por edhe zgjidhëm boshllëkun, që kishte Kodi Penal për ata që donin të përdornin pandeminë kundër shëndetit të qytetarëve, duke vendosur për këtë çështje madhore një standard si të Danimarkës”, përfundon Meta.

Statusi i Metës në facebook

Sot është një ditë e rëndësishme, Dita Ndërkombëtare e Librit.

Por fatkeqësisht ka disa “pseudo-intelektualë” dhe “pseudo-ekspertë”, të cilët jo vetëm kanë harruar të lexojnë libra, por as duan të lexojnë e të kuptojnë vendime të thjeshta, por tepër të rëndësishme për jetën dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në këto momente të vështira pandemie.

Sinqerisht u sugjeroj të thellohen dhe të lexojnë variantin final të miratuar nga Kuvendi pas ndryshimeve thelbësore të propozuara publikisht nga Presidenti i Republikës.

Dhe meqënëse janë kaq të brengosur për cenimin e të drejtave të njeriut, po citoj vetëm dy nene, të një vendi që e kam për zemër si kampion të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe që shpiku institucionin e Ombudsmanit (Avokatit të Popullit), si Danimarka:


MË SHUME NGA Shqipëri