17:08 / 23.04.2020
“Real Madrid ka nevojë për Pogban”
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Christophe Dugarry beson se mesfushori i Manchester United, Paul Pogba është lojtari që i mungon Real Madridit.
Pogba vazhdon të jetë i lidhur me transferimin në “Santiago Bernabeu”, por United nuk është duke e lejuar të largohet.
Mirëpo, Dugarry beson se Zidane do e sjellë gjatë verës francezin te Reali.
“Është lojtar që mund të shënojë gola. Për mua, është lojtari ideal që i mungon Real Madridit”.
“Ka qenë një vit i komplikuar për të shkaku i lëndimeve, por sapo të fillojë të luaj do arrij nivelin”.
“Duke e njohur Zizou, do e transferojë Pogba, nuk ka arsye ta lejojë për një vit më vonë”, tha ai.
Real Madrid për Paul Pogba duhet të paguajë 100 milionë euro.























