20:05 / 23.04.2020
Ali Ahmeti uron besimtarët myslimanë për Ramazan
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përgëzuar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit me uratat më të sinqerta dhe dashamirëse për agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara, shëndet dhe mbarësi në gjirin familjar.
“Ky muaj i përkushtimit dhe besimit po na gjen në vështirësi, por besimtari i denjë dhe i devotshëm e di që pas çdo vështirësie vjen lehtësimi. Të shtojmë lutjet, të risim veprat bamirëse, të shtrijmë dorën njëri tjetrit, të bëhemi të dobishëm për vetën, familjen, shoqërinë dhe Perëndinë. Ju uroj shumë shëndet, përkushtim ndaj familjes dhe Zotit, qetësi shpirtërore dhe besim të pashtershëm”, ka thënë ai.























