08:47 / 24.04.2020
Charli XCX publikon këngë të re
Charli XCX u rikthye me një këngë tjetër nga projekti i saj i karantinës!
Këngëtarja 27 vjeçare sot fansave ua dhuroi “Claws”.
Ky është publikimi i saj i fundit, pjesë e albumit të katërt how i’m feeling now, i cili pritet të dalë në shitje më 15 maj.
Ky album është shkruar, incizuar dhe publikuar gjatë karantinës për shkak të situatës nga pandemia.























