Gigi Hadid pranon befasinë e këndshme për ditëlindjen e 25-të
BKT
Magazina

Gigi Hadid pranon befasinë e këndshme për ditëlindjen e 25-të

Gigi Hadid feston në shtëpi.

Gigi Hadid ditëlindjen e 25-të po e feston bashkë me familjarët në shtëpi.

Modelja, gjatë ditës së sotme u befasua nga motra Bella dhe prindërit dhe dukej e lumtur në maksimum për këtë gjë.

Në fotografitë që Bella ndau me ndjekësit, ajo shihej e ulur pranë tavolinës, ku shihet me kurorën e princesësh në kokë.

Bella u kujdes që edhe shtëpinë ta dekoronte në mënyrë speciale për Gigin dhe ia arriti qëllimit.

Por, me familjen nuk është edhe vëllai i tyre, Anwari, i cili po qëndron i izoluar në Londër bashkë me Dua Lipën. 

  


MË SHUME NGA Magazina