09:53 / 24.04.2020
Cellino: Është çmenduri të rifillojmë, lojtarët janë të frikësuar!
Presidenti i Brescia, Massimo Cellino, vazhdon të ,mbajë qëndrimin kundër rifillimit të sezonit në Serie A. Cellino, edhe vet i prekur nga virusi Covid-19, ka qenë një nga më të zëshmit kundër rifillimit të futbollit.
“Lojtarët e mi janë të frikësuar. Ne kemi strukturat për t’iu përshtatur protokollit, por ata ndihen të rrezikuar dhe nuk mund t’i detyrojmë”, ka thënë Cellino.
“Mesazhi që vjen nga Serie A nuk ishte korrekt. Protokolli mjekësor është i qartë dhe rikthimi më 4 maj në stërvitje është çmenduri”, ka vijuar presidenti i Brescia.
Brescia është fund të renditjes në Serie A.























