11:40 / 24.04.2020
Travis Scott dhe Kid Cudi publikojnë bashkëpunimin e ri
Travis paralajmëroi këngën e tij përmes lojës së ‘Fortnite’.
Travis Scott nisi të enjten (23 prill) serinë e tij të koncerteve në lojë me tituj ‘Fortnite’ të quajtur “Astronomical”, dhe përvoja e re nuk zhgënjeu, pasi reperi njoftoi një bashkëpunim të ri me Kid Cudi.
Kënga ‘The Soctts’ është publikuar të premten por publiku dëgjoi disa fragmente një ditë më parë në lojën e ‘Fortnite’.
Nuk është hera e parë që ata kanë bashkëpunuar, Cudi u shfaq edhe në albumin e vitit 2016 ‘Birds In The Trap’ Sing McNight. Projekti i fundit i Travis Scott ishte përmbledhja ‘JACKBOYS’ që u publikua në fund të vitit të kaluar.























