11:42 / 24.04.2020
Spitali i burgut kthehet në spital COVID-19
Burimet kanë bërë të ditur për gazetarët e Ora News se 14 të paraburgosurit të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 janë dërguar në spitalin e burgut për të marrë mjekimin e duhur.
"Ndërkohë në burgun 313 ka specialist të ISHP-së që vijojnë tu marrin tamponin të burgosurve” informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.
Janë dhjetra kërkesa që të paraburgosurit I kanë dërguar Gjykatave duke kërkuar lirimin e tyre dhe qëndrimin në shtëpi.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste, duke e çuar në 678 numrin e të prekurve.























