Manchester City rivalizon PSG-n për yllin e AC Milan
BKT
Sport

Manchester City rivalizon PSG-n për yllin e AC Milan

Manchester City i është bashkuar garës për mbrojtësin e krahut të AC Milan, Theo Hernandez.

Sipas mediave italiane, “Qytetarët” janë të gatshëm të garojnë me PSG për transferimin e Hernandez gjatë verës.

22-vjeçari është në top formë te “Rosonerët” dhe kjo ka fituar vëmendjen e disa prej gjigantëve evropianë.

Problemi për PSG e City është se Hernandez ka deklaruar se është i lumtur në “San Siro”, andaj duhet ndonjë ofertë mjaftë e mirë për ta bindur të largohet.

Milan për frnancezin kërkon 50 milionë euro.