10:28 / 25.04.2020
Pagat e lojtarëve të Realit pas uljes prej 10 për qind
Real Madrid ditë më parë arriti marrëveshje me lojtarët për uljen e pagave deri në 10 për qind shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Kjo ule do të shkojë deri në 20 për qind, nëse ndeshjet e futbollit nuk rikthehen në të ardhmen e afërt.
Me ulen 10 për qind, tani lojtarët më të paguar të Real Madrid, Eden Hazard dhe Gareth Bale, fitojnë nga 12 milionë euro.
Sergio Ramos është lojtari i tretë me 10.8 milionë, ndërsa Toni Kroos fiton 10.5 milionë euro.
Luka Modric është vetëm i pesti në renditje, me 9.4 milionë, përcjell lajmi.net.
Renditja vazhdon me Marcelon (8.5 milionë), Karim Benzeman (7.8 milionë), James Rodriguez (7.6 milionë) dhe Thibaut Courtois (7.2 milionë).























