16:52 / 25.04.2020
Dortmund “blindon” Sanchon, Kontratë e re “faraonike”
Manchester United, Chelsea dhe Juventusi janë vendosur në radhën e parë për të marrë shërbimet e tij, por mesa duket Borussia e Dortmundit nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e talentit anglez, prandaj ka përgatitur një kontratë të re me një pagë faraonike për të blinduar Jadon Sanchon.
Verdhezinjtë po mendojnë për një marrëveshje të re me 20-vjeçarin që do të zgjasë deri në verën e vitit 2023 me Sanchon që nga 6 milionë euro që fiton aktualisht me Dortmundin nga kontrata e re do të përfitojë plot 10 milionë euro.
Gjasat janë që talenti i kombëtares angleze të firmosë duke lënë thatë Manchester United dhe Chelsea-n që po shtynë fort për një rikthim të Sanchos në vendlindje.























