10:25 / 26.04.2020
Chelsea favorit për Dries Mertens
Chelsea është duke prirë garën për transferimin e sulmuesit të Napolit, Dries Mertens.
Sipas mediave italiane, trajneri Frank Lampard e sheh Mertens si zëvendësuesi adekuat i Olivier Giroud, që pritet të largohet në fund të sezonit.
Thuhet se Giroud ka arritur marrëveshje me Inter dhe do transferohet gjatë verës si lojtar i lirë.
Belgut gjithashtu i skadon kontrata në fund të sezonit, por kërkohet edhe nga Inter e Juventus.
Mertens kërkon që klubi i ardhshëm t’i ofrojë kontratë trevjeçare.























