Conte te Reali? Costa i pamëshirshëm: As një vit nuk qëndron!
BKT
Sport

Conte te Reali? Costa i pamëshirshëm: As një vit nuk qëndron!

Diego Costa dhe Antonio Conte kanë bashkëpunuar së bashku te Chelsea dhe sulmuesi nuk ka kujtime të mira me italianin, edhe pse nuk mban mëri.

Gjithsesi “thumbat” nuk i kursen, duke u shprehur në një intervistë për ESPN se tekniku i Interit nuk është një trajner “top”.

Costa tregon edhe pse ndodh diçka e tillë: “Unë dhe Conte patëm një problem jashtë fushë, por unë mendoj se ai është një trajner i mirë. Por për të qenë një ‘top’ trajner, ai duhet të ndryshojë anën njerëzore të mënyrës se si drejton”.

Para dy vitesh Conte u pa si një pasues i Lopetegui te Real Madrid, por Costa mendon se italiani nuk do qëndronte dot as një sezon në krye të skuadrës spanjolle.

“Conte është shumë i dyshimtë. Po të drejtojë në të njëjtën mënyrë si më parë, te Real Madrid nuk do të qëndronte dot as edhe një sezon”.