15:30 / 26.04.2020
Video konferencë e krerëve të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor
Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një bisede telefonike me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliç Radman, lidhur me bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit.
Cakaj shprehet se “nën kushtet e pandemisë, do të ketë një video konferencë të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”.
“Kjo është shumë e rëndësishme në bashkërendimin e përpjekjeve dhe në forcimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për të ngadhënjyer mbi COVID-19 sa më parë”, shprehet ai.























