15:47 / 26.04.2020
Nisin hetimet rreth incidentit gjatë një mbledhje të bordit të Telekomit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka pranuar emial-shënim zyrtarë nga ministrja në detyrë e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, lidhur me një incident që ka ndodhur më 24 prill në Telekomin e Kosovës, gjatë mbajtjes së mbledhjes së Bordit të Telekomit.
Pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me sqarimin e rastit në fjalë.























