VIDEO-Të infektuarit në Kaçanik, raste kontakti nga Vitia dhe Ferizaj
Shtabi Komunal në Kaçanik për Parandalimin e pandemisë COVID 19, në mbledhjen urgjente të mbajtur sot, ka konfirmuar dy rastet e para me virusin Corona. Familjet e dy të infektuarve tashmë janë vet izoluar, deri në marrjen e masave të reja në koordinim të plotë të shtabit komunal me Ministrinë e Shëndetësisë. Në këtë takim të jashtëzakonshëm ishte edhe Mikrobiologu nga komuna jonë, Dr. Lul Raka.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, tha për RTK-në së dy qytetarët të Komunës së Kaçanikut kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid19. “Ne me të marrë informacionin kemi marrë të gjitha masat që janë të paraparë për situata të tilla. Kemi kontaktuar familjarët e të prekurve. Deri tani kemi identifikuar 38 persona që kanë pasur kontakte me to. Këta persona janë futur në izolim nga mbrëm”, tha ai.
Sipas tij edhe 13 punëtorë shëndetësor kanë qenë në kontakt me këta pacientë dhe ata jon futur në vetizoilim.
“Dy personat janë të dy fshtrave të Kaçanikut, dhe sipas informatave që kemi burim i infeksionit janë janë dy komunat, Viti dhe Ferizaj, ku të dy të infektuarit kanë lidhje miqësie”, tha ai.
Dy rastet e konfirmuara me virus janë nga fshati Runjevë dhe fshati Rekë të Kaçanikut.























