08:27 / 27.04.2020
Camila Cabello dhe Shawn Mendes nuk po munden pa njëri-tjetrin,
Camila dhe Shawn nuk po mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.
Shawn Medes dhe Camila Cabello filluan një romancë pas bashkëpunimit të tyre ‘Senorita’ dhe që atëherë çifti janë në qendër të vëmendjes tek mediat rozë.
Dyshja përkundër thirrjeve të shumta nga ekspertët e shëndetësisë, nuk po i respektojnë rregullat e distancimit.
Ata u panë duke u argëtuar të ulur në një luhatëse pranë shtëpisë të familjes së Camilas në Miami të Floridas, në fotot e ndara shohim çiftin duke shijuar motin e mirë në veshje verore.























