08:30 / 27.04.2020
Melania feston ditëlindjen, Trump i dedikon disa rreshta për të
Zonja e parë e Amerikës sot feston ditëlindjen.
Melania Trump feston ditëlindjen, ish-modelja dhe njëkohësisht bashkëshortja e presidentit Trump ka mbushur 50 vite jetë, shkruan lajmi.net.
Donald Trump ia ka dedikuar disa rreshta në një postim në Twitter bashkëshortes.
“Gëzuar ditëlindjen Melania, Zonja jonë e Parë e shkëlqyer!”, ka shkruar kreu i SHBA-së.
Kujtojmë se dyshja janë të martuar tash e 15 vite dhe gjatë kësaj periudhe nuk kishte skandale të pakta nga Donald.























