Brad Pitt në petkun e Dr.Fauci flet për pandeminë
Dëshirat e doktor Anthony Fauci janë realizuar në momentin kur ai u portretizua nga Brad Pitt në Saturday Night Live.
Programi i ‘SNL’ këtë javë filloi me imitimin që Brad Pitt i kishte bërë njërit prej ekspertëve kryesorë në SHBA gjatë kësaj pandemie, Dr.Fauci.
“Mirëmëngjes. Unë jam doktor Anthony Fauci. Së pari, do të doja të falënderoja të gjitha gratë më të moshuara në Amerikë që më kanë dërguar mesazhe mbështetëse, frymëzuese dhe ” tha ai.
Ai më pas i tha audiencës se Presidenti Trump ka “marrë liri me udhëzimet tona”, duke filluar me një klip të Trump duke thënë se vaksinat po vijnë së shpejti.
“Relativisht së shpejti është një fazë interesante. Në lidhje me tërë historinë e Tokës? Sigurt. Vaksina do të dal në treg shpejt,” tha Pitt.
“Por nëse do t’i thuash një shoku, do të kesh mbaruar relativisht shpejt, dhe do të shfaqesh një vit e gjysmë më vonë”.























