Publiku në lot pasi dëgjuan këngë e re të Ailcia Keys
Nëse e gjeni veten në lot duke shikuar klipin e këngës së re të Alicia Keys, dijeni që këngëtarja kishte të njëjtin reagim herën e parë kur e pa.
15 herë fituesja e ‘Grammy’ prezantoi ‘Good Job’ në CNN, ku shprehu pakënaqësitë dhe shqetësimet e saj.
Melodia u shkrua fillimisht muaj më parë për të nderuar heronjtë e jetën e Alice, tha ajo CNN në një bisedë para transmetimit.
“Gjithmonë ka qenë një këngë personale dhe një këngë kaq prekëse”, tha ajo. “Dhe sa herë që e luaj, dua të qaj sepse po mendoj për nënën time, po mendoj për gjyshen time, po mendoj për miqtë e mi”.
“Shumë herë njerëzit nuk ndjehen sikur po bëjnë një punë të mirë. Ata ndjehen nën ujë dhe si kurrë nuk do të jetë një ditë më e ndritshme” tha ajo.
Alice shton se kjo këngë mund të j’u drejtohet tani edhe mjekëve që po bëjnë një punë të hatashme për të shpëtuar botën nga kjo pandemi.























