16:01 / 27.04.2020
Rinovimi i Ter Stegen me Barcelonën, thjesht formalitet
E ardhmja e Marc-Andre Ter Stegen do të jetë te Barcelona, pavarësisht interesimit të klubeve të mëdha si Juventusi apo Bayerni i Mynihut.
Sipas mediave katalane, portieri gjerman dhe drejtuesit kanë arritur akordin për rinovimin e kontratës, me aktualen që skadon në vitin 2022.
Gardiani 27-vjeçar mësohet se po pret vetëm momentin e duhur që bashkë me drejtuesit të zyrtarizojnë rinovimin të paktën deri në vitin 2025 dhe me një klauzolë largimi edhe më të lartë se 180 milionë euro.























