08:49 / 28.04.2020
Bebe Rexha kujton paraqitjen në ‘Grammy Awards’
Bebe Rexha është nga shqiptaret më të suksesshme në punën që bën.
Bebe Rexha ka qëndruar mjaft aktive gjatë gjithë qëndrimit të saj në karantinë, prej nga ka publikuar postime nga më të ndryshmet.
Ajo së fundmi ndau tri video të ndryshme me tre fustanet e ndryshme me të cilat kishte bërë paraqitjen në ‘Grammy awards’ dhe pyet fansat se cilat nga to j’u pëlqejnë më shumë.
“Më kanë pëlqyer të gjitha opsionet për veshje në Grammy. Shpresoj të mund t’i kisha veshur të gjithë, Cila nga këto veshje është e preferuara juaj?”, ka shkruar Bebe. /Lajmi.net/























