10:30 / 28.04.2020
Shkon në 30 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri
Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqiperi, ku një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Sipas “News 24”,viktima është një burrë 50-vjeç, nga Tirana.
Ai ishte prej disa ditësh i intubuar, ndërsa fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.
Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare, numërohen 736 persona të infektuar me koronavirus në vend, ku 10 raste të reja pozitive u konfirmuan ditën e djeshme.
Ndërkohë numri i personave që kanë fituar betejën me COVID-19 është 422, ku ditën e djeshme, listës së të shëruarve iu shtuan 12 pacientë.























