Në veri të vendit shënohen edhe dy viktima nga koronavirusi
BKT
Lajme

Në veri të vendit shënohen edhe dy viktima nga koronavirusi

Në veri të Kosovës janë shënuar edhe dy viktima me COVID-19, ka njoftuar në një konferencë për media epidemiologu Aleksandar Antonijeviq.

Viktimat vijnë një nga Komuna e Leposaviqit, (e lindur në vitin 1948), dhe një viktimë nga Komuna e Zubin Potokut (e lindur në vitin 1947), që të dy viktimat kishin edhe sëmundje tjera kronike, raporton Kossev.

Ndërsa pos dy viktimave, janë shfaqur edhe dy raste të reja me COVID-19, dhe janë shëruar edhe 4 pacientë.

Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike në Kragujevac, ndërsa personi tjetër si pasojë e një infarkti ishte duke u trajtuar në një qendër në Mitrovicën e Veriut, dhe në orët e mbrëmjes kur është testuar kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Dy rastet e reja me COVID-19 janë nga njëra nga Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe njëra nga Leposaviqi. Deri më sot janë 96 persona të prekur me COVID-19 në këto komuna, ndërsa janë shëruar 47 persona, dhe janë shënuar 8 viktima.


MË SHUME NGA Lajme