14:04 / 28.04.2020
Sonte në “Sporti në RTK” flet Besim Hasani
Në emisionin ditor të lajmeve sportive në RTK1, sonte nga ora 19:00 temë kryesore do të jetë roli dhe rekomandimet e KOK-ut gjatë pandemisë së koronavirusit.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani do të flasë rreth vendimeve të fundit, por edhe mbështetjes që Qeveria e Kosovës i ka ofruar sportit përmes pakos emergjente.
Sonte nga ora 19:00 në RTK1, këto dhe tema tjera të rëndësishme nga sporti vendor dhe ai ndërkombëtar.























