Mustafa: Mos e maltretoni Pacollin, MSh po merret me politikë
BKT
Lajme

Mustafa: Mos e maltretoni Pacollin, MSh po merret me politikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se paralajmërimi i Ministrisë së Shëndetsisë se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik, pasi izolohet përfaqësuesi i popullit.

Mustafa ka shkruar në Facebook se Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e Pacollit për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve.

“Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur. Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj. Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi”, ka shruar ai.


MË SHUME NGA Lajme