19:25 / 28.04.2020
Ministria e Arsimit të Shqipërisë: Shkollat nuk hapen
Viti shkollor 2019-2020 në Shqipëri do të mbyllet për shkak të koronavirusit, ka bërë të ditur sot ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë një komunikimi online.
Shkollat dhe universitetet do të rihapen në shtator, ndërsa prej datës 9 mars të këtij viti vijojnë të jenë të mbyllura për shkak të situatë së shkaktuar nga pandemia Covid-19.
“Ashtu siç ju kam premtuar dua të ju njoftoj sot për vendimin që kemi marrë, për mbylljen e vitit shkollor,” tha Shahini.
“Kemi vendosur që shkollën ta hapim vetëm për maturantët për disa javë”, ka shtuar Shahini./tch























