Anthony Fauci komenton imitimin që ia bëri Brad Pitt
Dr. Anthony Fauci lavdëroi Brad Pittin për imitimin që ia bëri në "Saturday Night Live" dhe thotë se bëri punë të shkëlqyeshme.
Dr Anthony Fauci i është përgjigjur me fjalë të mira portretizimit që Brad Pitt ia bëri në Saturday Night Live, shkruan DailyMail.
Eksperti më i lartë i sëmundjes infektive në qeverinë federale u imitua nga Pitt në fundjavë në një paraqitje befasuese.
Vetëm dy ditë më vonë Fauci tha që ylli i Hollivudit ‘bëri një punë të shkëlqyeshme’ gjatë hapjes së edicionit më të fundit të SNL-së në shtëpi.
Fauci kreu një intervistë me video me Un Nuevo Dia, ku kryesisht u pyet për përhapjen e COVID-19, por ai gjithashtu shtoi se Pitt ishte një nga aktorët e tij të preferuar.
79-vjeçari me shaka i tha CNN-it në një intervistë në fillim të këtij muaji se do të dëshironte që Brad Pitt ta luante atë në një skicë në Saturday Night Live, dhe SNL e bëri atë të ndodhte.
“Unë mendoj se ai e bëri shkëlqyeshëm. Dua të them, unë jam një fans i madh i Brad Pitt dhe kjo është arsyeja pse kur njerëzit më pyesin se kush do të doja të më imitonte unë përmend Brad Pitt”, filloi Fauci.
“Ai është një nga aktorët e mi të preferuar. Unë mendoj se ai bëri një punë të shkëlqyeshme, ‘shtoi doktori.
Pitt u shfaq papritur në SNL, ku të gjithë anëtarët e kastit dhe të ftuarit specialë po shfaqeshin live nga shtëpitë e tyre.























