Reali do Haaland, Dortmundi kundërpërgjigjet me kërkesa të frikshme!
Borussia e Dortmundit nuk e ka pritur aspak mirë interesimin e Realit të Madridit për talentin norvegjez Erlin Haaland.
Ylli i futbollit nordik është shndërruar në dëshirën e parë të trajnerit të Los Blancos, Zinedine Zidane, për të forcuar sulmin në merkaton e dimrit me Realin, që pretendon të paguajë klauzolën e largimit të Haaland nga verdhezinjtë që kap shifrën e 75 milionë euro.
Por, sipas Don Balon, drejtuesit e skuadrës gjermane as që duan t’ia dinë për këtë klauzolë dhe i janë kundërpërgjigjur klubit merengues me një kërkesë vërtetë të frikshme.
Dortmundi për të lënë të lirë Haaland kërkon 90 milionë euro plus kartonin e marokenit Hakimi i cili aktualisht është i huazuar te verdhezinjtë. Por kërkesa e klubit të Bundesligas nuk ndalet këtu pasi kërkon edhe të jetë i privilegjuar për të blerë sulmuesin tjetër Mariano Diaz nga Reali.
Top Channel























