Ndihma për 7 508 familje në nevojë e pensionistë të vetmuar
Në të gjithë vendin vijojnë operacionet humanitare, ku vetëm ditën e sotme u ndihmuam 7 508 familje e pensionistë të vetmuar me ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot pamje nga këto operacione, ndërsa theksoi se “vetëm sot ndihmuam 7 508 familje dhe pensionistë të vetmuar me ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera”.
Sipas Kryeministrit, për disa nga familjet suporti është i përditshëm.
“Konkretisht në Berat u ndihmuan 327 familje, në Tiranë 960, Elbasan 344, Kukës 336, Dibër 234, Korçë 2327, Shkodër 1163”, – tha Rama.
Ndërsa në Gjirokastër u ndihmuan 578 familje, Lezhë 582, Durrës 139, Vlorë 289 dhe Fier 229.
“Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës”, – tha Rama./atsh/























