Gigi Hadid është shtatzënë për herë të parë
Gigi Hadid dhe Zayn Malik po presin të bëhen me fëmijë.
Gigi Hadid është shtatzënë, dhe babai i tij është i dashuri i saj, Zayn Malik, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.
Burime të afërta me çiftin thanë për TMZ se Gigi ështënë javën e 20-të të shtatzënisë.
Por, është e paqartë nëse ata e dinë ende gjininë e foshnjës, por të dy familjet e tyre janë shumë të emocionuar.
Supermodelja ndau disa foto festive me ish-këngëtarin One Direction fundjavën e kaluar, por ato nuk kishin lidhje me beben, ata ishin foto nga ditëlindja e saj.
Motra e saj, Bella, ishte gjithashtu në ato imazhe, dhe Gigi tha që ajo kishte “ditën më të ëmbël duke festuar ditëlindjen time të 25-të me familjen time në karantinë”.
Ajo ka qëndruar në fermën e familjes së saj në Pensilvani gjatë izolimit nga koronavirusit, dhe padyshim që Zayn është gjithashtu atje.
Dyshja dyshohet se rregulluan marrëdhëniet e tyre në dhjetor dhe u panë bashkë në Nju Jork, në janar, duke nxitur thashethemet se janë ribashkuar.
Por, konfirmimin për ribashkimin e tyre, fansat e morën vetëm në Ditën e të dashuruarve, kur Hadid postoi foto të Malik.
Lidhja e tyre filloi më 2015, kurse ndarjen e kishin konfirmuar në mars 2018, për dy vite më radhë nga atëherë deri tani kishte zëra të panumërt për ribashkim, por tani është zyrtare. /Lajmi.net/























