Lajm i mirë për fansat e “Star Wars”
“Star Wars: Rise of Skywalker” do të transmetohet më herët në Disney +.
“Star Wars: The Rise of Skywalker”, do të fillojë transmetimin dy muaj herët në Disney + për nder të “4 majit” që njihet si “Dita e Star Wars”, shkruan CNN.
Shërbimi i transmetimit njoftoi të hënën se filmi i fundit në sagën “Star Wars” do të dalë më 4 maj, i cili do të përfshijë premierën e serisë dokumentare prej tetë episodash “Disney Galery: The Mandalorian” dhe serinë finale të serive të animuara “Star Wars: The Clone Wars”.
Yjet e filmit janë Carrie Fisher, Mark Hamill, Adam Driver, Daisy Ridley, John Boyega, Oscar Isaac, Anthony Daniels, Naomi Ackie, Domhnall Gleeson, Richard E. Grant, Lupita Nyong’o, Keri Russell, Joonas Suotamo, Kelly Marie Tran me Ian McDiarmid dhe Billy Dee Williams.
J.J. Abrams është regjisor.
Kjo do të jetë njëherësh hera e parë që shikuesit mund ta shikojnë të plotë në një vend dagën e “Skywalker”.
Historia e nëntë pjesëve, e cila filloi me “Star Wars: A new hope” më 1977, do të jetë e disponueshme brenda koleksionit të filmave dhe serive të “Star Wars” të Disney +.























