Pogradec: 21 emigrantë lënë hotelin karantinë
BKT
Shqipëri

Pogradec: 21 emigrantë lënë hotelin karantinë

Mëngjesim e sotëm 21 emigrantë kanë lënë ambientet e hotelit EuroKorça në qytetin e Pogradecit.

Ata ishin strehuar në këtë hotel për të kryer karantinimin e detyrueshëm 14 ditor.

Disa prej tyre e kanë paguar faturën, ndërsa një pjesë tjetër shprehet se nuk kanë para për të paguar dhe se do e marrin faturën me vete.

Për 14 ditë pagesa që duhet të kryhet është 70 mijë lekë të vjetra.

Disa prej tyre shprehen falenderime për shërbimin e ofruar.


MË SHUME NGA Shqipëri