10:48 / 29.04.2020
Shtyhet data për përgjigjet e lotarisë amerikane
Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka informuar se rezultatet e lotarisë Elektronike të Vizave (EDV) për vitin 2021 janë shtyrë.
Rezultatet e lotarisë DV ishin caktuar për 5 maj, por pandemia e koronavirusit ka shkaktuar vonesa.
Sipas Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rezultatet do të dalin në 6 qershor.
Perpos shtyrjes per marrjen e pergjigjeve, intervista e të përzgjedhurve do të fillojë nga 1 tetor.























